22 persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Padovas në Itali mëngjesin e sotëm, për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë shqiptarë, rumunë dhe tunizianë.

Ata u arrestuan në një aksion të gjerë në zhvilluar në Veneto, Lombardi, Toscana Marche dhe Shqipëri.

Hetimet çuan në zbulimin e kësaj bande kriminale, që ishte kthyer në një prej furnizuesve kryesore të heroinës në veri – lindje të Italisë, me një shitje javore prej rreth 50 kilogramë heroinë.

Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 20 kilogramëve heroinë, 1,5 kilogramë kokainë dhe 65 mijë euro ‘cash’./tvklan.al