Një tjetër grup kriminal është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Bëhet fjalë për një bandë italo – shqiptare e trafikut të heroinës, kokainës e marijuanës. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, 19 persona kanë përfunduar në prangat e Guardia di Finanza -s të Leçes.
Në burg përfunduan,
Tommaso Danese, Ervin Gerbaj, Marenglen Halka, Marjus Halka, Hendri Kapllani, Gianluca Lorè, Giuseppino Mero, Dario Profka, Alessandro Scalinci, Dhori Tole, Pilo Zanaj,
ndërsa për
Davide Giovine, Christian Montanaro, Alessandro Quarta, Alessio Bellanova, Avelino Ndou, Ermal Resulaj, Viktor Shaolli
, u dha masa arrest shtëpie.
Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Guardia di Finanza të Leçes. Ai është 41 – vjeçari
Cristian Giannone
dhe përfundoi në pranga pasi akuzohet për zbulim të sekretit hetimor. Sipas akuzës, Giannone ka patur komunikime me njërin prej të arrestuarve, duke i dhënë detaje mbi lëvizjet e patrullave të Guardia di Finanaza në këmbim të shumave monetare.
Banda operonte në zonat e Leçe, Gallipoli, Guagnano, Brindisi, Taranto, Massafra e Statte.
Gjatë operacionit policor u sekuestruan drogë, 14 kilogramë heroinë, 136 kilogramë marijuanë, 1 kilogramë kokainë), 3 kallashnikov e municione.
Urdhër – arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Leçes, me kërkesë së Drejtorisë Rajonale të Antimafias./tvklan.al