Që prej muajit Nëntor në Republikën Demokratike të Kongos janë duke u provuar katër lloje të ndryshme medikamentesh për kurimin e virusit Ebola, në të cilat dy prej tyre të njohura si REGN-ED3 dhe mAb114 kanë rezultuar të suksesshme. Xhin Xhakues Mujembe Tamfum, drejtori i përgjithshëm i institutit federal të kërkimit mjekësor në Republikën Demokratike të Kongos deklaroi se që nga ky moment nuk do të themi më se virusi Ebola është u pakurueshëm. Rezultatet fillestare tregojnë se 499 pacientë të cilët morën dy medikamentet më efektive kishin shanse më të larta mbijetese, shkalla e vdekshmërisë për REGN-ED3 dhe mAb114 ishin përkatësisht 29% dhe 34%, ndryshe nga dy ilaçet e tjera ZMapp dhe Remdesivir ku shkalla e vdekshmërisë ishte 49% dhe 53%.
Gjithsesi nuk do të thotë që problemi I Ebolës është zgjidhur, deklaron Michael Ryan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, “dy medikamentet, janë dy mjete të reja në kutinë tonë, por nuk e ndalon Ebolan në vetvete.”
Virusi Ebola, i cili e ka prejardhjen nga Republika Demokratike e Kongos, Afrikë, është një virus që transmetohet nga kafshët e egra te njeriu, dhe më pas shpërndahet tek popullata humane nga njeriu në njeri. Simptomat e sëmundjes së virusit Ebola shfaqen mbas 21 ditësh nga momenti që personi është prekur dhe perfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje të nyjeve etj. Ky virus më së shumti është I përhapur në kontinentin e Afrikës.
Klan Plus