Ka arritur në 2000 numri i personave që kanë humbur jetën në Republikën Demokratike të Kongos nga virusi i Ebolas.
“Numri i viktimave ka arritur në 2 000 dhe janë konstatuar afërsisht 3 000 raste të reja të prekurish”, tha Corinne N’Daw, kordinatore e Oxfam në Republikën Demokratike të Kongos.
N’Daw tha se kjo tregon se masat e ndërmarra janë të pamjaftueshme.
Përhapja e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos nisi në Korrik të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve “AA”, 844 persona të infektuar nga virusi janë shëruar.
Në kuadër të fushatës që nisi në rajon më 8 Gusht, janë vaksinuar rreth 200 mijë persona./tvklan.al