Shkon në 2.000 numri i viktimave të prekur nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos. Organizata Botërore e Shëndetit e ka konsideruar situatën si “një nga krizat njerëzore më komplekse në botë”, duke pasur parasysh që sëmundja e Ebolës po përhapet me shpejtësi në Kongo.
Numri i rasteve është shumëfishuar brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe sipas statistikave të nxjerra nga OBSH, në këtë vit është shënuar një tjetër rekord, i dyti pas atij në periudhën 2014 – 2016, kur 11.000 njerëz humbën jetën nga virusi i Ebolas.
Në Uganda, një vajzë 9–vjeçare sapo ka kaluar kufirin me mamanë e saj, është infektuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Autoritetet në vend kanë filluar të spërkasin çdo ambient të banorëve në zonën ku virusi është më agresiv.
Por çfarë është Ebola? Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi intensive, dhimbje muskulare dhe fyti. Pas simptomave të tilla, situata agravon në vjellje, diarre dhe gjakderdhje. Infektimi bëhet nga kontakti fizik, seksual dhe vdekja vjen pas dehidratimit dhe mosfunksionimit të organeve.
Klan Plus