Swamp Works është një laborator ku punohet mbi pluhur të simuluar hëne.
Pluhuri që mbulon sipërfaqen e satelitit tonë quhet regolith. Është shumë i imët, shumë i mprehtë në shkallë mikroskopike dhe përhapet ngado.
“Kështu që kur u ulëm në Apollo 11 nuk e dinim si do të ishte saktësisht sipërfaqja e hënës. Kishte shumë pyetje se sa do të zhytej anija kozmike në sipërfaqen e saj. Sa voluminoz është ky regolith?”, shpjegon Spencer Kelly për BBC.
Për shkak se Eagle nuk u zhyt aq shumë sa pritej, Neil Armstrong-ut iu desh të hidhej nga shkallarja e fundit e anijes.
Sot, Swamp Works ndërton robotë që mund të funksionojnë përmes pluhurit hënor dhe ta përdorin si avantazh. Do të jetë shumë i dobishëm pasi pluhuri përbëhet nga dioksidi i silikonit dhe oksidi i kalciumit që përmbajnë shumë oksigjen.
Nëse do mund të gërmohej në regolith dhe të nxirrej oksigjeni përmes proceseve do të përftonim ajër të pastër dhe do të prodhonim karburant raketash.
“Nëse karburanti do të mund të merrej nga hëna dhe me kalimin e kohës, nga Marsi, kjo do të na lejojë të sjellim më shumë sasi dhe të shkojmë më shpesh”, thotë inxhinieri mekanik, Jason Schuler.
“Procesi i gërmimit u desh të ideohej nga fillimi për t’iu përshtatur objekteve qiellore. Teknologjia në planetin tonë varet nga pesha dhe rëndesa. Duhet të pakësonim rëndesën që vendosim te raketat dhe më pas, kur ulet në hënë, rëndon sa 1/6 e masës së saj në Tokë. Përfytyroni sikur po përpiqeni të gërmoni në akull, por me një lugë dhe me të nuk do të arrinit të merrnit asgjë”.
Për ta bërë këtë, roboti përdor një ‘daulle kovë’ që vjen në trajtë spiraleje. Nëse e kthen në njërën anë, merr pluhurin që ngadalë shkon në mes dhe qëndron aty dhe kur duhet që të shkarkohet, mjafton ta kthesh në anën tjetër dhe del sërish.
Ato janë vendosur në skajet e kundërta të robotit dhe kur gërmon, përdor të dyja ‘daullet’ njëkohësisht. Kështu, gërmojnë në drejtime të kundërta por është mënyra sesi ulet në sipërfaqen e hënës./tvklan.al