Për herë të parë në histori shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë. Kjo shpellë ndodhet jo larg vendit ku astronauti Neil Armstrong zbarkoi në Hënë 55 vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se ka qindra shpella të tjera ku mund të strehohen astronautët në të ardhmen.
“Është vetëm një në qindra shpella të fshehura në një “botë të nëndheshme, të pazbuluar”, thonë studiuesit.
Shumë vende në botë po garojnë për të krijuar një prani të përhershme njerëzore në Hënë, por atyre do t’u duhet të mbrojnë astronautët nga rrezatimi dhe temperaturat ekstreme.
Ato mund të shërbejnë si një strehë natyrore për astronautët, për t’i mbrojtur ata nga rrezet kozmike dhe rrezatimi diellor.
Shpella ende nuk është eksploruar plotësisht, por studiuesit shpresojnë se përmes radarëve, kamerave apo edhe robotët mund të zbulojnë më shumë rreth kësaj shpelle.
Shpella e Hënës mund të jetë e dobishme për njerëzit, por shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ajo mund të ndihmojë në dhënien e përgjigjeve të pyetjeve themelore rreth historisë së Hënës, madje edhe sistemit tonë diellor.
Klan News