Një tjetër lander privat do të ulet në Hënë në Janar 2025. Pas pozicionimit në Shkurt 2024 të “Odysseus” i kompanisë Machine, tashmë është rradha e “Blue Ghost 1” Firefly Aerospace.

Nisja ishte programuar fillimisht për në fund të këtij viti, por u shty për shkak të plotësimit të testeve. 

Ky mision pritet të zgjasë 60 ditë, nga të cilat 45 janë udhëtim. Fillimisht do të qëndrojë në orbitën rreth Tokës, nga ku më pas do të largohet gradualisht derisa të hyjë në orbitën e Hënës. Mjeti hapësinor më pas duhet të ulet në afërsi të një zonë vullkanike pranë Mare Crisium, në pjesën verilindore të satelitit tonë, që përkon me një zonë të kthyer nga Toka.

Por në fillim të 2025-ës janë programuar edhe dy nisje të tjera, një lander japonez dhe një tjetër amerikan.

Klan News