Shkëndija nuk përballoi dot austriakët Salzburg duke u mundur me rezultatin 3 – 0 të mërkurën në sfidën e parë të turit të tretë të Champions League.
Skuadra tetovare edhe pse guxoi në fushë kundërshtare pësoi një humbje që i jep pak shpresë për të vijuar garën në këtë turne.
Ndërhyrjet e palejuara në zonë ndëshkuan Shkëndijen që e pësoi dy herë nga pika e 11-metërshit.
Rastet më të mira për Shkëndijen ishin gjatë pjesës së parë, por goditjet tetovarëve u ndalën nga Stankoviç. Humbja mund të kishte qenë më e thellë, por Zahov shmangu gola të sigurt. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në Shkup ku Shkëndija duhet të bëjë mrekullinë për të përmbysur rezultatin. Edhe nëse eliminohet skuadra e Qatip Osmanit do të vijojë aventurën në play-off Europa League sipas formulës së re të UEFA-s.
Tv Klan