Fondacioni Bamirës Holandez në vazhdën e ndihmave për Shqipërinë dhe kryesisht për të ardhurit nga Kosova ka sjellë materiale e ndihma të tjera humanitare si dhe 6 autoambulanca me logjistikën e duhur dhe medikamente që janë dërguar në Ndërmarrjen e Furnizimit me Barna nga ku do bëhet shpërndarja. Dy autoambulanca si ndihma greke janë çuar në Kukës ndërsa një numër tjetër nëpër institucione shëndetësore të Tiranës.

Në lidhje me këtë fluks ndihmahs, zëvëndëministri i Shëndetësisë Fatmir Brahimi shprehet për Televizionin Klan: Përpara se të fillonte emergjenca e Kosovës bëmë një vendim Qeverie dhe krijojmë mundësinë të gjitha spitalet të merrnin furniturën vjetore me prokurim të drejtpërdrejtë në Fufarma. Pra u krijua një fare furnizimi për spitalet. Unë nuk kam shiku ndonjë mënyrë ose shteg abuzimi deri tani shpresojmë që të mos ketë as në të ardhmen.

Rreth 500 mijë dollarë është vlefta e ndihmave të sjella nga shoqëria Islamike Reliev për të ardhurit nga Kosova në qytetin e Shkodrës. Në këto ndihma përfshihen rreth 230 çadra që kapin vleftën e rreth 80 mijë dollarëve. Prej ditësh në këtë qytet vazhdon aksioni i përcjelljes së ndihmave ndërkohë që fluksi i të ardhurve në ditë në qytetin verior kap shifrën e rreth 1000 vetëve.

Agjencia Hebraike ka sjellë kontigjentin e parë të ndihmave humanitare, si ushqime, veshje, për të ardhurit nga Kosova, që ka vleftën e rreth një milion e gjysëm dollarëve. Sipas kësaj agjencie, vazhdon grumbullimi i ndihmave në Izrael për të ardhurit nga Kosova. Vetëm gjatë një nate në Telaviv gjatë një maratone të shpallur nga kjo agjensi, janë grumbulluar rreth 800 mijë dollarë në adresë të të ardhurve nga Kosova./tvklan.al

Gazetar : Aleksandër Çipa