Epidemiologët: Shkak, mosrespektimi i distancës
Mbi 25 mijë raste të Covid-19 janë aktive në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilave në kryeqytet. Krahas Tiranës, epidemiologia Eugena Tomini rendit të tjera qytete që mbajnë aktualisht peshën më të madhe të infektimeve me Sars-Cov2.
“Është Durrësi dhe Shkodra. Janë bashki apo qarqe që mbajnë peshën e pozitivitetit në vend. Më pas Fieri e pasuar nga Vlora, por ndërkohë Elbasani dhe Berati janë vërë re që kanë pasur vatra në institucione apo vatra familjare, që janë evidentuar të paktën në javën që lamë pas”.
Numri i lartë i popullsisë në këto qytete krijon mundësinë për kontakte të ngushta dhe të pashmangshme.
“Aty ku kemi aktivitetet jetësore, ekspozimi ndaj njëri-tjetrit, personave asimptomatike apo kontaktet e ngushta familjare koha e ekspozimit është më e lartë, për rrjedhojë edhe personat që infektohen, apo kontaktet me personat e sëmurë apo asimptomatikë sigurisht që është më i ngjeshur”.
Tomini sqaron se në 2 javët e fundit infektimet numri më i lartë i infektimeve i përket grupmoshave 25 deri 34 vjeç, si dhe 15-25 vjeç. Ndërkohë që në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar si për virusin e ri të Covid-19.
Tv Klan