Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 48 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.
2 të fundit u gjetën në mbrëmje, një në zonën e ish-Kënetës dhe një në lagjen 6 (dy gjelat).
Më herët 4 trupa u gjetën në zonën e ish-Kënetës. Nga rrënojat vilës së familjes Lala u nxorr trupi i nënës me 3 fëmijë.
Janë 24 viktimat në Durrës, 22 në Thumanë, ku janë ndërprerë kërkimet se nuk ka me persona nën rrënoja, 1 person në Lezhë dhe 1 në Kurbin.
Kërkimet vijojnë në Durrës, në zonën e ish-Kënetës dhe në lagjen numër 6, ku nën rrënoja ka ende persona të tjerë.
Por lëkundjet e tokës nuk kanë të sosur dhe situata sa vjen e rëndohet. Tërmeti i fundit ishte ai i orës 11 e 52 minuta… i fortë, me magnitudë 5.1 në shkallën Rihter.
Ai i gjeti në punë ekipet franceze të emergjencës, te cilët u detyruan t’i ndërpresin kërkimet në Durrës.
Paniku u shtua pas këtyre lëkundjeve. Qytetarët, ata që kanë mbetur akoma në Durrës, morën makinat për t’u larguar.
Qyteti i ngjan një zonë të bombarduar, me pallate te dëmtuar rëndë në çdo cep të tij, shumë prej të cilëve janë shpallur si të pabanueshëm. Më e dëmtuar është zona e plazhit.
Tërmeti i fundit dëmtoi edhe urgjencën e spitalit të Durrësit, ku po kurohen disa nga 750 te plagosurit, por shërbimi nuk është ndërprerë. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Ata pak qytetare që kanë ngelur në çadra, thonë se edhe këtu është e papërballueshme.
“ Te na çojnë ku të duan…”
Emergjencat civile i lëvizën çadrat nga stadiumi, pasi zona konsiderohet e papërshtatshme dhe i kanë strehuar banorët e ndërtesave të dëmtuara nëpër hotele.
Thirrjet e autoriteteve janë të vazhdueshme, që asnjë banor të mos hyje në pallatet dhe shtëpitë e dëmtuara.
Tv Klan
Në Durrës, në total 22 viktima, të identifikuar si më poshtë:
1-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .
2- Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.
3-Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .
4-Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13
5-Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.
6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13
7-Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18
8-Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18
9-Sehadete Lala, 04.02.1940, gjetur në L 18
10-Diena Karanxha, L 18
11-Eduart Reçi L 18
12-Shemsedin Abazi gjetur L13
- Dolora Reçi, 49 vjeë lagja Nr.18
- Klaus Reçi, vjeç 21. Lagja Nr.18.
15.Griselda Lala vjeç 22, lagja Nr. 17
16.Rozeta Maçja vjeç 59,lagja Nr.18
17 Sotiraq Misho,vjeç 49, lagjja 13
18.Nafije Haziz Rexhepi vjeç 10.09.1945 lagja 6
19.Marjeta Isuf Lala 08.10.1988 lagja 18
20.Emilio Albert Lala 7 vjec lagja 18
21.Dionis Albert Lala 30.01.2018 lagja 18
22.Dionisa Albert Lala 30.01.2018 lagja 18
Krujë-22 persona në total, të identifikuar si më poshtë:
1-Bukurije Leka
2-Erisa Cara
3-Ariela Lala 4 vjeç
4-Fatmira Cuka 44 vjeç
5-Selvie Lala 77 vjeç
6-Saimir Greku
7-Sardi Cuka 18 vjeç
8-Hajrie Vata 65 vjeç
9-Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
10-Drita Cakoni 58 Vjeç
11-Pëllumb Greku 57 Vjeç
12-Çelike Grupieku 57 Vjeç
13- Hajredin Çupi, 66 Vjeç
14-Kastriot Cakoni, 58 vjeç
15- Fatmira Cara vjeç 54
16- Hasan Cara vjeç 16
17-Roledi Vata vjeç 3
18-Suada Hysa vjeç 18
19-Ankthi Cara vjeç 65
20-Adelina Kabili vjeç 20
21-Almir Cara vjeç 26
22- Stela Zvergeci vjeç 20
- Lezhë: Evis Hoxholli 32 vjec, hedhur nga lartësia për shkak të panikut
- Kurbin : Kristjan Preçi 26 vjeç, dëmtuar gjatë tërmetit dhe humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.