Sektori joqeveritar shqiptar kundërshton idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në takimin e tretë të rrjetit të organizatave shqiptare që u mbajt në Shkup, përfaqësuesit e sektorit jo qeveritar vlerësuan se kjo ide është e dëmshme për shqiptarët.
Kryetari për Lëvizjen Vetëvendosja, Albin Kurti, e vlerësoj si më të përshtatshëm modelin e e integrimit kombëtarë të cilin e paralajmëroi kryeministri Sali Berisha dhe investimin për ti forcuar Tiranës si strumbullarë të interesave shqiptare.
Albin Kurti: “Prandaj Serbisë nuk i pengojë fare oferta për shkëmbim territoreve. Serbisë i pengojë deklarata e Sali Berishës. Sepse deklarata e Sali Berishës e bënte kontestin që ekziston midis Kosovës dhe Serbisë, kontest të Shqipërisë. E sjellte Tiranën në lojë, prandaj ishte shumë e rëndë për Serbinë. Ndërkaq shkëmb imi territorial kur flasim Prishtina-Beogradi, Serbia është e gatshme në çdo moment”.
Idenë për shkëmbim të territoreve e kundërshtoi edhe Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu” nga Shkupi. Kryetar i Institutit Liberal Shqiptar, Adri Nurellari, vlerësoi se ideja për shkëmbim të territoreve bie ndesh edhe me parimet evropiane për krijim të shoqërive multi-etnike.
Adri Nurellari: “Nuk ka vend të Evropës që të jetë i pastër etnikisht. Neve kemi qenë viktimat kryesore të homogjenizimit territorial, duke qenë se pikërisht krijimi dhe shtet-formimi i shteteve moderne të Ballkanit, ka bërë edhe zbrazjet nga shqiptarët”.
Duke debatuar në tema në integrimin ndërshqiptar si model të suksesshëm, pjesëmarrësit e kanë përmendur edhe zgjerimin e TV Klan eterin e Kosovës përmes TV Klan Kosova.
Përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare shqiptare në takimin e tyre të 3 kanë analizuar lëvizjet pozitive dhe negative gjatë 6 muajve të fundit në shtet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan.
Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al