Shkupi triumfoi në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Strugës, në derbin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Bardheblutë ishin kërkues nga fillimi dhe ia dolën të shënojnë dy gola të shpejtë me Gueye dhe Asanin. Në pjesën e dytë kishte vend edhe për dy gola, të Stojanovski për vendasit dhe Kehinde për miqtë.
Me këtë fitore, Shkupi mban vendin e gjashtë me 19 pikë, 10 pikë më pak se Struga e vendit të pestë.
Shkëndija mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti minimalisht Voska Sport në transfertë. Me këtë triumf, tetovarët mbajnë vendin e parë në renditje me 36 pikë, duke përfituar nga barazimi pa gola në Gostivar-Sileks, me dy ekipet që ndjekin me nga 34 pikë. /tvklan.al