Shmanget një sulm terrorist i planifikuar për në koncertin e yllit amerikan të muzikës Pop, Taylor Swift në Vjenë.
Policia austriake arrestoi Beran Alijin, një 19-vjeçar me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut si të dyshuarin kryesor për organizimin e këtij sulmi. Shërbimet sekrete austriake zbuluan se Aliji kishte shpallur besnikërinë ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai kishte planifikuar të kryente një sulm vetëvrasës për të shkaktuar gjakderdhje në koncert.
Sëbashku me të, policia shoqëroi edhe 2 bashkëpuntorë të tjerë të dyshuar të tij, njëri 15 dhe tjetri 17 vjeç. Në shtëpitë e të dyshuarve u gjetën edhe armë, thika dhe lëndë kimike helmuese që dyshohet se do përdoreshin në këtë sulm.
Autoritetet austriake anuluan koncertin 3-ditor që do të zhivllohej në stadiumin Ernst Happel të Vjenës, i planifikuar të niste këtë të Enjte, ku pritej një pjesëmarrje ditore prej të paktën 80 mijë personash.
Zbulimi i tyre u krye në bashkëpunim me shërbimet sekrete amerikane që kanë paralajmëruar që para sulmit në Moskë, se Shteti Islamik po përgatitej për një valë sulmesh terroriste në grumbullime dhe evente të mëdha nëpër Europë, Shtetet e Bashkuara e më gjerë, duke u bërë thirrje autoriteteve të shteteve të ndryshme të merrnin masa.
Tv Klan