Pas një pune të studiuar dhe me përgjegjësi është krijuar Shoqata Shqiptare e Dansit Sportiv duke u pranuar në Muajin Gusht edhe si anëtare me të drejta të plota të IDSF, Federata Ndërkombëtare e Dansit Sportiv. Në këtë shoqatë bëjnë pjesë artistë të njohur të koreografisë shqiptare, shqiptarë të zhansit astistik, pasionantë të vallëzimit e të tjerë. Sipas kryetarit të saj Frederik Hysi, shoqata ka për qëllim të zhvillojë e të përhapë vallëzimin sportiv në gjithë vendin dhe të përgatisë kushtet për organizimin e të parit kampionat kombëtar zyrtar në Shqipëri nga fundi i muajit Dhjetor në grupmosha të ndryshme. Janë rreth 70 pjesëmarrës që po pergatiten për të zhvilluar garën e parë nën drejtimin e koreografëve të njohur si Agron Aliaj e Kozeta Bakiu në Teatrin e Operas dhe Baletit. Shpëtim Dajçi në Klub Meteor, dhe Blerina Arbana në Qendrën Kulturore të Fëmijëve./tvklan.al