Nga 21 këngëtarë pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar, vetëm 10 finalistë janë ngjitur dje në Teatrin e Operas dhe Baletit në konkurrim për çmimin e madh të festivalit operistik “Marie Kraja”. Të gjithë këngëtarët kanë interpretuar pjesë nga operat më të bukura botërore duke e kthyer mbrëmjen e djeshme në një spektakët të vërtetë. Edhe orkestra e TOB nën dirigjimin e Ermir Kranias dhe Edmond Doko, ka mbështetur në mënyrë dinjitoze këngëtarët në konkurrimin e tyre.

Juria e përbërë nga 11 anëtarë dhe e kryesuar nga sopranoja gjermane Klaudia Eder, e pati vërtetë të vështirë për të zgjedhur fituesin. Këtë vit çmimi “Marie Kraja do të qëndrojë në Shqipëri pasi fituese u shpall sopranoja shqiptare Elona Ceno. Në vend të tretë doli fituese sopranoja shqiptare Irini Nikolla. Fitueses iu dorëzua çmimi nga presidenti i festivalit dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama. Ideatore dh organizatore e këtij festivali ishte zonja Zana Çela, drejtoreshë pranë TOB./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora