Janë përzgjedhur 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025. Procedura e hedhjes së shortit u zhvillua në Presidencë dhe u ndoq nga kreu i shtetit Bajram Begaj, Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.
Në këtë mënyrë janë zgjedhur 9 Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025. Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi do të jetë edhe kryetari i KED-së.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
ANËTARËT E KED PËR VITIN 2025
Marjana Semini – Gjyqtar, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;
Ilir Toska – Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;
Sokol Sadushi – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Fuat Vjerdha – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Enkela Vlora- Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Alma Muça – Porkurore, Prokuroria e Përgjithshme
Irma Balli – Prokurore, Prokuroria e Apelit;
Etjen Kapo – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Nafie Hasko – Gjyqtare, Gjykata Administrative.
ANETARËT ZEVENDESUES
Marsida Xhaferllari – Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese;
Medi Bici – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Thoma Jano – Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Elvana Çiçolli – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Genti Xholi – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Bezart Kaçkini – Gjyqtar, Gjykata Administrative.
Klan News