Garën e primareve brenda Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës e ka fituar ish-kreu i degës së kësaj force për Kavajën Hysen Kadiu me 913 vota.

Pas shpalljes zyrtare të rezultateve pas tij është renditur Klevis Balliu me 737 vota, i ndjekur nga numri dy i FRPD-së, Grigels Muçollari me 666 vota.

Në vend të katërt renditet deputetja Jorida Tabaku me 651 vota, e cila ka lënë pas mjekun Ilir Alimehmetin me 603 vota. Tabaku rezulton të jetë më e votuara në rang nga gratë dhe me diferencë të dukshme me kandidatet e tjera.

Gara për qarkun më të madh ishte edhe më e forta dhe sipas shifrave të para votuan rreth 13 mijë demokratë.

Në qarkun e Durrësit i pari renditet Igli Cara, i ndjekur nga Manjola Luku dhe Aulon Kalaja.

Në qarkun e Shkodrës, 3 më të votuarit janë Ramadan Likaj, Gentian Ndoj dhe ish-kryebashkiaku Bardh Spahia.

Deputeti Bledion Nallbati rezultoi më i votuari në qarkun e Korçës dhe pas tij renditen Edmond Spaho dhe Ledina Aliolli e Andrea Mano.

Fier më i votuari ka dalë Eduart Sharka, ndërsa pas tij renditet deputeti Luan Baçi dhe Elisabeta Rredhi e treta.

Lezhë, më i votuari është Gjin Gjoni, i ndjekur nga Aleksandër Lala dhe pas tyre vjen deputetja  Elda Hoti.

Elbasan kryeson Dashnor Sula, ndjekur nga Blendi Himçi dhe Ilirjan Alliu.

Deputetja Ina Zhupa është renditur e para në Qarkun e Vlorës, Atird Hoxha i dyti dhe Manjola Nikollo në vend të tretë.

Primaret e Dibrës i fitoi Ilir Krosi, ndjekur nga Denisa Vata dhe Basir Çollaku.

Në qarkun e Kukësit më i votuari është Shkëlzen Ibra, në Gjirokastër Alma Buci Kore dhe në Berat Zija Ismaili.

Tv Klan