Policia e Tiranës në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Tiranës ka arritur që të shkatërrojë një grup kriminal.

5 persona janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkohë që janë zbuluar 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin e armëve të grupeve kriminale në gjithë vendin.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Akil Kulla. Ai është nipi i Nehat Kullës, i cili njihej si një nga krerët e bandave kriminale në vitin 1997.

Gjatë kontrollit të banesës së Akil Kullës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak. Konkretisht bëhet fjalë për një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit “Kompleks”, janë arrestuar edhe Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa ndërkohë që është shpallur në kërkim Sokol Xhura.

Operacioni në fjalë çoi gjithashtu në zbulimin e 3  ngjarjeve kriminale të ndodhura në Tiranë.

/tvklan.al