Suksesi në Europian do t’i sillte ekipit anglez bonuse të majme nga federata. Sipas mediave britanike secili lojtar do të përfitonte thuajse 440 mijë Euro secili për këtë arritje që do të ishte e para në historinë e këtij vendi.
Për trajnerin Gareth Southgate shuma është mbi 10 herë më e lartë. Ai do të marrë më shumë se 4 milion e 750 mijë Euro.
Kjo shifër i afrohet pagës së tij vjetore. Southgate është më i paguari mes trajnerëve të përfaqësueseve në Euro 2024. Ai merr 5 milionë e 800 mijë Euro.
Për spanjollët shpërblimi është i njëjtë si për lojtarët dhe trajnerin Luis de la Fuente. Federata Spanjolle e Futbollit ka parashikuar gati 365 mijë Euro secili.
Në rast shpallje kampione, Spanja do të merrte nga UEFA 28 milionë e gjysmë Euro, ndërsa Anglia në rast suksesi 27 milionë e 250 mijë, kjo bazuar në rezultatet e arritur gjatë këtij Europiani.
Tv Klan