Personat që u mbajtën peng në Gaza nga militantët e Hamasit ju nënshtruan torturave të ndryshme.

Në këtë përfundim del një raport i ri nga Ministria izraelite e Shëndetësisë që do t’i dorëzohet Kombeve të Bashkuara këtë javë ku thuhet se pengjet u abuzuan seksualisht dhe psikologjikisht.

Raporti bazohet në intervistat e mjekëve që trajtuan më shumë se 100 pengje izraelitë dhe të huaj, shumica e të cilëve u liruan në fund të Nëntorit 2023 pas një armëpushim të shkurtër midis Izraelit dhe Hamasit.

Hamasi ka mohuar vazhdimisht abuzimin e 251 pengjeve të rrëmbyer nga Izraeli gjatë sulmit të tij të 7 Tetorit 2023. Rreth gjysma e 100 pengjeve të mbajtura ende në Gaza besohet nga autoritetet izraelite se janë ende gjallë.

Një përpjekje e re për të siguruar një armëpushim në Gaza, duke përfshirë një marrëveshje pengjesh, ka marrë vrull javët e fundit, megjithëse ende nuk ka asgjë konkrete.

Ndrëkohë, forcat izraelite kanë urdhëruar çdo banor në qytetin e Beit hanoun të largohet nga qyteti.

Izraeli thotë se fushata e tij gati tre-mujore në veri të Gazës synon militantët e Hamasit dhe i pengon ata të rigrupohen. Zyrtarët palestinezë dhe të Kombeve të Bashkuara thonë se asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza dhe se evakuimet po përkeqësojnë situatën humanitare.

Si pasojë e sulmeve të fundit në të gjithë vendin rreth 16 persona kanë humbur jetën.

Klan News