Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në lagjen “Don Bosko” në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Burimet bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një banesë të pabanuar.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale me xhama të thyera.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar nëse lënda shpërthyese është tritol.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al