Denoncime të shumta kanë mbërritur për trotuaret e zëna nga tregtarët e fruta perimeve në Tiranë, ndaj dhe “Stop” vëzhgoi imtësisht situatën.

Pamë, sesi në zonën e “Don Boskos”, “Vasil Shantos”, “Medresesë”, Rrugën e “Elbasanit” apo “Brryl”, këmbësorët e kanë të vështirë të kalojnë.

“Stop” u interesua pranë Policisë Bashkiake, por kjo strukturë ia kalon përgjegjësinë Drejtorisë së Tregjeve në Bashki.

Gazetarja: Ideja është, kush i monitoron? I monitoroni ju?

Polici bashkiak: Ka drejtori tregjesh, ka polici bashkie, janë disa. Prandaj po të them, drejtohu në bashki. Ato i ka drejtoria e tregjeve.

Gazetarja: Hapësirat i ka…

Polici bashkiak: Po, ata të tregjeve. Aty është në monitorim. Ka një inspektor tregjesh, që merret me atë punë./tvklan.al