Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Sipas policisë, lënda shpërthyese është vendosur tek dera e një lokali në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 minuta. Lokali ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të 46-vjeçares Hana Foljeta. Nga shpërthimi i tritolit ka vetëm dëme materiale. Nuk dihen autorët e ngjarjes.
Policia pritet të marrë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë lokalit ku ishte vendour lënda shpërthyese.
Tv Klan