Ngjarja gjatë natës në Fushë-Krujë
Banorët e Fushë-Krujës u tronditën gjatë orëve të natës, nga një shpërthim tritoli. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:15, në portën e shtëpisë së një 22-vjeçari me iniciale E.K. Sipas policisë, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Momentalisht, shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse nuk dihen ende.
“Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë policia në një njoftim për mediat./tvklan.al