Një shpërthim tritoli ka ndodhur në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe. Sipas policisë, lënda ekskplozive është hedhur pranë një lokali në pronësi të F.Sterkaj, ish-kryetar i komunës Shkrel.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Jashtë kamerave, F. Sterkaj ka thënë se shpërthimi nuk ka lidhje me të, por lënda plasëse ishte hedhur në parkingun e fshatit.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË:
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/tvklan.al