Ky është momenti kur 39-vjeçari, Frederik Paplekaj i vendos një sasi tritoli në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, marketit të dy vëllezërve Çesk dhe Ardian Breishta në Theth të Shkodrës.

Siç mund të shihni nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, 39-vjeçari lëviz në këmbë dhe në duar mban një çadër.

Qetësisht ai i afrohet marketit në pronësi të dy vëllezërve, i cili ndodhet në katin e parë të hotelit.

Sapo vendos lëndën plasëse autori largohet po në këmbë. Vetëm pak minuta më pas eksplozivi shpërthen.

Nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme të shumta materiale siç mund ta shihni dhe në këto pamje.

Ekspozimi i 39-vjeçarit, në kamerat e sigurisë çoi policinë në arrestimin e Frederik Paplekajt vetëm 3 orë pas ngjarjes. Prangosja u krye në kushte të vështira si pasojë dhe të reshjeve të dendura të dëborës në zonën e Thethit.

Pas arrestimit autori ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se ngjarjen e ka kryer me porosi të një të burgosuri, por pa dhënë detaje. Mbi bazën e kësaj dëshmie hetuesit kanë nisur verifikimet.

Tv Klan