Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se sipas informacioneve dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave.
Policia në një njoftim zyrtar bën të ditur se janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, teksa nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.
Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/tvklan.al