Ministri britanik për Evropën, Stephen Doughty, e ka quajtur të tmershëm sulmin që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në veri të Kosovës.
Në një postim në platformën “X”, ai tha se ky sulm kishte për qëllim prishjen e jetës në mbarë Kosovën.
“Sulmi i tmerrshëm në ujësjellësin e Ibër Lepencit kishte për qëllim prishjen e jetëve në mbarë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të frenuar dëmet kanë rikthye infrastrukturën jetike. Duhet të ketë një hetim të plotë dhe të menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi,” shkruan Stephen Doughty.
The terrible attack on the Ibër Lepencit aqueduct was aimed at disrupting lives across #Kosovo.
— Stephen Doughty MP (@SDoughtyMP) November 30, 2024
Emergency workers' successful efforts to contain the damage has restored vital infrastructure.
There must be an urgent full investigation. Those responsible must be held to account.
/tvklan.al