Sulmin e ndodhur mbrëmë në Zubin Potok e ka dënuar edhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban. Përmes një reagimi në “X” ai thotë se duhet hetim gjithëpërfshirës dhe i paanshëm, pasi vetëm në këtë mënyrë do parandalohen tensionet në rajon.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka shkruar Orban.

Kujtojmë se sulmi me eksploziv në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc ndodhi rreth orës 19:00 më 29 Nëntor. Duke e cilësuar sulm terrorist, qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë si “urdhëruese” për këtë akt i cili sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla është më i rëndi në infrastrukturë që prej kohës së luftës. Është sekuestruar një arsenal armësh dhe eksplozivi i përdorur dhe lidhur me rastin janë vënë në pranga 8 persona të dyshuar.

/tvklan.al