Luli i ka shpëtuar vdekjes dy herë në periudha të ndryshme të jetës së saj. Në rrëfimin e tri ngjarjeve më të rëndësishme, telefonuesja kujton për “Aldo Morning Show” në Tv Klan sesi rrezikoi të mbytej në moshën 8-vjeçare dhe më vonë, kur ishte 24 vjeçe, kaloi një sëmundje të rëndë.

Ajo ishte personi i dytë i diagnostikuar me të në Shqipëri dhe ia doli të ishte rast suksesi, ndryshe nga pacienti tjetër që kishte humbur jetën.

Luli: Në moshën 8 vjeçe, për pak fare jam mbytur në liqen.

Aldo: Pse?

Luli: Isha 8 vjeçe, me kushërirën time dhe do kapja peshk, liqeni jonë kishte nga ai peshku i kuq që futet në akuarium dhe si fëmijë, u gënjyem. Liqenet janë të rrezikshëm dhe më thithi poshtë, mos të kishte qenë kushërira të më jepte dorën… e kam të fiksuar në mendjen time.

Aldo: Kjo ka qenë një ngjarje që ty të ka shenjuar jetën.

Luli: Më ka shenjuar, s’e harroj, ishte kështu…

Aldo: Të ka ndryshuar në njëfarë mënyre.

Luli: Po. E dyta ka qenë në moshën 24 vjeçe, isha nënë me tre fëmijë, kisha djalin e vogël 1 vjeç. M’u shfaq një sëmundje e keqe në gojë, isha rasti i dytë në Shqipëri, rasti i parë kishte vdekur, ndërsa unë shpëtova. Ishte një kthesë jete për mua që të mos mendoja shumë për gjëra luksi, por për jetën e fëmijëve./tvklan.al