Carlos Alcaraz rrezikon që të tërhiqet para kohe nga turneu i ATP Finals që po zhvillohet në Torino. Tenisti spanjoll kishte probleme shëndetësore gjatë ndeshjes së parë kundër Casper Ruud dhe tani është duke menduar nëse do të luajë në lojën e radhës më 13 nëntor. Trajneri i tij Juan Carlos Ferrero tha se nuk janë vetëm problemet në stomak që shqetësojnë Alkarazin. Tenisti sapo lëviz pak, ka probleme me frymëmarrjen.

Më herët ai ka luajtur në këto rrethana, tha trajneri i tij personal, por e shqetëson fakti që nuk do të jetë në 100% të aftësive të tij.

Por duket se vendimi do të merret vetëm pak para ndeshjes kundër Andrej Rublev. Në stërvitjen e fundit të së martës, ai vendosi që të mos punonte  shunë, në mënyrë që të shmangte komplikacione të tjera. Vetëm 10 minuta në fushë për katër herë fituesin e Grand Slameve, e ky veprim solli jopak habi e shqetësim te tifozët e tij.

Pasi fitoi lojën kundër numrit 3 të botës, Kasper Rud tha se e pa që diçka nuk po shkonte te spanjolli. Alcaraz ka nevojë vetëm për një fitore në mënyrë që të kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut. Por nisur nga gjendja e tij jo optimale, do ta ketë të vështirë ta arrijë kundër Rublev.

Klan News