Novak Djokovic ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfianlen e Australian Open. Tenisti serb triumfoi në çerekfinale ndaj Carlos Alcaraz, 3-1 me sete.

Spanjolli e nisi shumë mirë, duke fituar setin e parë 6-4. Megjitahtë Djokovic përmbysi gjithçka në tre setet e radhës, duke fituar 6-4, 6-3 dhe 6-4.

Në gjysmëfinale, Djokovic do të përballet me Alesander Zverev. Gjermani fitoi 3-1 me sete ndaj amerikanit Tommy Paul.

Gjysmëfinalja Djokovic-Zverev është planifikuar të zhvillohet më 24 Janar. /tvklan.al