Carlos Alcaraz mundi Taylor Fritz 6-2 7-5 për t’i dhënë ekipit të Europës një fitore 13-11 ndaj ekipit të botës në Laver Cup në sesionin e fundit të turneut. Katër herë fituesi i Grand Slam-eve, e nisi me vrull në setin e parë dhe nuk e uli ritmin as në të dytin kundër finalistit të US Open, Fritz.
Për Team Europe ky është titulli i pestë i fituar. Tenistët nga pjesa tjetër e botës vinin nga rezultate mjaft të mira, ndërsa Ben Shelton dhe Alejandro Tabilo mposhtën Stefanos Tsitsipas dhe Casper Ruud, e rezultati i përgjithshëm ishte 8-4.
Por në ditën e fundit të turneut, u pa një ekip europian mjaft agresiv dhe dyshja Alkaraz- Ruud fitoi duelin kundër amerikanëve Shelton dhe Frances Tiafoe 6-2 7-6 duke u ngushtuar diferencën në 8-7.
Ekipi i botës e zgjeroi epërsinë kur Shelton mundi Daniil Medvedev.
Por Alexander Zverev i dha Team Europe shpresë me suksesin ndaj Tiafo, me fituesin që do të duhej të vendosej në finalen midis Alkaraz dhe Fritz. Fituesi i French Open dhe Wimledon realizoi përmbysjen dhe solli suksesin për tenistët europianë.
Edicioni i ardhshëm i Laver Cup do të zhvillohet në San Francisco.
Klan News