UEFA ka marrë vendimin. Europiani U-21 në vitin 2027, do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Oferta e përbashkët e dy vendeve, ka qenë opsioni i vetëm i UEFA-s, pasi Belgjika dhe Turqia vendosën të tërhiqen në Shtator.

Kombëtarja shqiptare U-21 dhe ajo serbe, do të jenë të kualifikuara automatikisht, si organizatore, ndërsa ndeshjet do të ndahen mes dy vendeve.

Finalja e madhe e këtij turneu do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa ndeshja hapesë në Serbi.

Ndeshjet që do të luhen në Shqipëri, do të zhvillohen në katër stadiume: “Arena Kombëtare” në Tiranë, “Elbasan Arena”, Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. /tvklan.al