Kombëtarja Shqiptare zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit. Miqësorja do të luhet në stadiumin “Haladas Sportocomplex” të Hungarisë në orën 20:00.
Kjo ndeshje do t’i japë mundësinë teknikut Sylvinho që të provojë skema të reja taktike dhe të shikojë gjendjen e të gjitha reparteve të ekipit.
Pas miqësores me Lihtenshtejnin, kuqezinjtë do të rikthehen sërish në bazën stërvitore në Stegersbach të Austrisë për të vijuar me përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore, atë ndaj Azerbajxhanit më 7 Qershor në orën 19:00 në të njëjtin stadium.
Pas dy ndeshjeve miqësore, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë ku do të qëndrojnë në Kaizerau gjatë gjithë Kampionatit Europian 2024.
Ndeshjet miqësore të Shqipërisë dhe Kampionatin Europian 2024 do të keni mundësi t’i ndiqni falas dhe pa pagesë në Tv Klan.
/tvklan.al