Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi Qëndrimin e Përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave për Shqipërinë.
Presidenca hungareze e BE-së, njoftoi se ky komitetit me marrjen e këtij vendimi i hap rrugën mbajtjes e së Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor 2024 në Luksemburg.
Shqipëria, sipas presidencës hungareze, do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për vendin e Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Jashtëm Hungarez, Piter Sijarto, i cili pritet të bashkëdrejtojë Konferencën Ndërqeveritare me Kryeministrin Rama tha se me vendimin e se martës nisin negociatat reale të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
“Hapja e grupit të parë të kapitujve të negociatave me Shqipërinë do të bëhet të martën, kur do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare Bashkimi Europian-Shqipëri. Ne e bëmë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së objektivin më të rëndësishëm të presidencës hungareze. Këtë e beri Hungaria!”
Teksa është zbardhur edhe axhenda e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në 2009-tën, Shqipëria paraqiti kërkesën e saj zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ndërsa në Qershor të vitit 2014, Këshilli Europian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit.
KAPITUJT E NEGOCIATAVE
1 – Funksionimi i institucioneve demokratike
2 – Reforma e administratës publike
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Tv Klan