Bejtja: Do të marrim gaz nga kompanitë që kanë marrëveshje
Shqipëria nuk ka një marrëveshje me konsorciumin e gazsjellësit ‘Transadriatik’ për të marrë gaz nga fushat e Shah-Denizit për në Shqipëri, megjithatë qeveria ka nisur negociatat për të marrë gazin natyror me kompanitë në Greqi e Itali të cilat i kanë të prenotuara këto sasi. Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, thotë se një pjesë të konsiderueshme të sasive të tyre do të përdoren për të kthyer gazin në energji elektrike.
Planet e qeverisë për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror janë ambicioze pasi synohet që në vitet e ardhshme të prodhohen deri në 1 mijë megavat orë nga termocentralet.
Në katër vitet e fundit humbjet që i kanë ardhur kompanive publike në sektorin e energjisë elektrike për shkak të prodhimit të energjisë vetëm nga uji arrijnë në 250 milionë dollarë.
Deri tani ka përfunduar 90% e projektit të ndërtimit të këtij projekti, ndërsa vitin e ardhshëm gazsjellësi do të futet në fazën e testimit për të nisur punën në muajin Tetor.
Tv Klan