Prej orësh Lezha ka mbetur pa energji elektrike. Diçka e tillë vijon që prej orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes duke lënë pa drita mijëra familje, por edhe biznese.

Po ashtu është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm. OSHEE kishte lajmëruar se do të kishte ndërprerje të energjisë që do të zgjaste deri në orën 05:30 të kësaj të premteje, por energjia nuk është kthyer ende.

Nga Operatori i Shpërndarjes thonë se po punohet për ndryshimin e dy transformatorëve në nënstacionin elektrik që ndodhet pranë stacionit të trenit në këtë qytet.

Klan News