Të gjithë abonentët familjarë duke nisur nga kjo e shtunë duhet të bëjnë kujdes me konsumimin e energjisë elektrike nëse do të duan që të përfitojnë nga çmimi i ri. Kjo pasi sot ka hyrë në fuqi vendimi i ERE që mundëson që për të gjitha familjet që harxhojnë deri në 700 kilovat orë energji në muaj do e paguajnë atë me 8.5 Lekë kilovat ori nga 9.5 që ishte deri në Janar.

Ndërkohë që të gjithë abonentët familjarë që harxhojë nga 701 kilovat orë e lart do ta paguajnë të gjithë sasinë e energjisë së konsumuar me çmimin e vjetër prej 9.5 Lekësh. Ndaj për të përfituar nga ky vendim, familjet duhet të tregohen të kursyera në harxhimin energjisë për të mos e kaluar kufirin e 700 kilovat orëve.

Përfitimi në vlerë reale për një familje që do të harxhojë deri në 700 kilovat orë është rreth 700 Lekë në muaj. Kjo pasi deri dje për 700 kilovat orë, familjarët paguanin një çmim total prej 6650 Lekë të reja pa TVSH, ndërkohë me çmimin e ri do të paguajnë 5950 Lekë.

Ky vendim u mor në muajin Janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa Kryeministri Edi Rama deklaroi se prej tij përfitojnë rreth 1 milionë abonentë famljarë. Tarifa e re e energjisë elektrike do të aplikohet deri në 31 Dhjetor të këtij viti.

Tv Klan