Pavarësisht se shumë vende në Europë dhe në botë po përballen me probleme me linjat ajrore si pasojë e problemeve teknike, sistemet në Aeroportin e Rinasit po funksionojnë normalisht.
Në Aeroportin e Rinasit, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil ka 2 sisteme paralele, çka do të thotë se kryhen të gjitha kontrollet në nisje dhe imbarkimi i pasagjereve dhe mallrave pa probleme.
Edhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, njoftoi se sistemi i tij nuk u prek nga kriza globale e sistemeve kompjuterike.
Po nga ana tjetër, për shkak të problemeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve kryesisht për mbërritjet.
Edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike konfirmoi se ndryshe nga disa vende në Europë apo nëpër botë, sistemet në Shqipëri nuk u bllokuan dhe vijojnë të funksionojnë normalisht.
Sistemet e BSH janë totalisht funksionale, nuk kemi informacion për sistemet e bankave megjithatë jemi në kontakt me bankat dhe po e monitorojmë situatën.
Edhe Sistemet e Bankës së Shqiperisë janë terësisht funksionale, sikurse dhe i gjithë aktiviteti i bankave të vendit.
Klan News