Një pjesë e energjisë së prodhuar në kaskadat e hidrocentraleve shqiptare po përdoret për të mbajtur me drita plazhet helene të Egjeut. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit pohoi për televizionin Klan, se prej fillimit të verës e në vijim KESH po injekton në Greqi rreth 4 milion kilovat/orë në javë.
Ymer Balla: “Me Greqinë unë mund t’ju them që kemi dhënë nga e hëna deri të premten nga 500 mijë deri në 750 mijë kilovat/orë dhe kjo energji është kthyer mbrapsht ditën e diel me një keoficent 1 me 1,6 pra ne japim deri në 1kilovat dhe kemi marrë 1.6 kilovolt. Pa dyshim kjo kontratë është me mjaft interes sepse kursejmë ujin e hidrocentraleve tona.”
Ndërkaq Shqipëria pritet që të marrë mbrapsht një sasi prej 100 milion kilovat/orësh të depozituar gjatë muajve të kaluar në Kosovë. Për shkak të remonteve në linjat e interkonjeksionit në Ballkan, ky shkëmbim pritet të nisë brenda këtij muaji.
Ymer Balla: “Në Kosovë kemi të depozituar rreh 100 milion kilovat/orë, padyshim do të kthehet në muajit e ardhshëm mund të fillojë që këtë muaj me datë 20 të këtij muaji dhe mund të vazhdojë deri në shtator, pra do të kthehet e gjithë energjia mbrapsht edhe kjo energji që i është dhënë Kosovës padyshim ka qenë me interesa për ne sepse përsëri mund të përdorim këto skemat dhënie ditën dhe marrje me tarifa, me koficent më të lartë. Kjo pra ka një përfitim rreth 20-25%.”
Shkëmbimi i energjisë sipas specialistëve është me përfitim pasi nuk çohet dëm uji i kaskadave, madje merret më shuam energji në kthim. Por shkëmbimet janë opozite deri në atë pikë sa nuk prekin furnizimin normal të konsumatorit shqiptar. Aktualisht dritat po ndërpriten në mjaft zona të vendit dhe shkaku i deklaruar nga OSSH është kryerja e remonteve./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
Operator: Metlin Kepi