Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë miqësoren e parë ndaj Polonisë, këtë të premte, duke nisur nga ora 14:00.

Në prag të kësaj përballje, kuqezinjtë janë në gjendje optimale dhe për fat të mirë nuk ka dëmtime.

Trajneri Andrea Tedesco, ka të gatshëm të gjithë lojtarët e ftuar për dy miqësoret me Poloninë. Shqipëria ka nisur grumbullimin ditën e hënë, ndërsa këtë të i dha dorën e fundit përgatitjeve.

Shqipëria U-17 do të përballet me moshatarët e Polonisë fillimisht të premten dhe më pas më 18 Tetor, me të dyja ndeshjet që do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.  /tvklan.al