Shqipëria U-21, do të luajë dy miqësore në muajin Nëntor, ndaj moshatarëve të Moldavisë.

Kjo u bë e ditur nga FSHF-ja, që njofton se dy federatat kanë rënë dakord që të dyja këto ndeshje të luhen në vendin tonë në datat 15 dhe 18 Nëntor në stadiumin e Vorës, në orën 14:00.

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të ketë kështu mundësinë të provojë grupin që ka aktualisht në dispozicion, por edhe futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet zinxhir të moshave e që mund të bëhen në vijim pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Duke qenë se këto janë data zyrtare të FIFA-s, ekipi ynë kombëtar U-21 zgjodhi t’i shfrytëzojë dhe të zhvillojë këto dy takime miqësore ndaj Moldavisë. /tvklan.al