Një diskutim që ka nisur në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000, është rikthyer në vëmendje me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ky debat është struktuaruar pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, në vitin 2008 dhe që lidhet me krijimin e një identiteti të ri të qytetarëve kosovarë.
Prej vitit 1912 e në vazhdim duket se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën ishte ëndrra e madhe e të dy popujve, por pas vitit 1989 në Kosovë nisi të krijohej ideja e krijimit të një shteti të pavaruar, duke krijuar dhe një identitet të ndryshëm.
Por sa mund të jenë shtete të veçanta kur kanë të njëjtin identitet? Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar deputetja e PD, Mesila Doda, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sekretari i përgjithshëm i PDIU, Adri Nurellari, publicisti Halim Matoshi, gazetari Baton Haxhiu dhe analisti Fatos Lubonja./tvklan.al