Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë besnikë të plazheve të Durrësit. Ata e zgjedhin prej vitesh këtë bregdet ndërsa edhe këtë sezon Adriatiku është zgjedhja e parë e tyre për pushime. Vizitorët thonë se janë të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen.
“Është shumë mirë. Vinin e kaluar isha me familjen,” tha një pushues.
“Vijmë nga Zvicra dhe kemi një koleg që është nga Zvicra. Ai shumë të dëshirë të vijë këtu, dëshironim ta prezantonim edhe do të vijë. Ishte vitin e kaluar dhe do që të vijë përsëri,” tha një tjetër pushuese.
“Shumë mirë. Unë vij rregullisht në Durrës dhe jam shumë i kënaqur. Tre vitet e fundit e frekuentoj rregullisht, kamë qenë edhe më përpara, por shkaku i mërgimit nuk kam pasur kohë për të ardhur,” u shpreh një tjetër.
Për sa u përket çmimeve vizitorët shprehen se ndonëse ka një rritje të lehtë të tyre, ato janë të përballueshme.
“Çmimet janë normale. Nga viti i kaluar nuk kanë ndonjë ndryshim shumë të madh,” u shpreh pushuesi.
“Ka pak lëvizje çmimesh, por për ne nuk e kemi problem mund edhe ta përballojmë. Por më vjen keq, se qytetarët që jetojnë këtu kanë pasoja,” shtoi më tej një pushues.
Gushti ka nisur me fluks turistësh në qytetin bregdetar. Plazhet e Durrësit nuk janë zgjedhur vetëm nga vizitorë vendas e rajoni, por edhe nga shumë emigrantë e turistë nga shtete të ndryshme.
Klan News