Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë takimit ministri Balla theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin me Akademinë e Sigurisë dhe rritjen e shkëmbimeve të studentëve.
“Një bashkëpunim i rëndësishëm mes dy policive ishte dhe ajo mes akademive, kur studentët shqiptarë të akademisë së Sigurisë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit, duke marrë eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave”, tha Balla.
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në luftën kundër krimeve kibernetike, pastrimit të parave dhe te gjitha tipologjitë e krimeve përfshirë luftën kundër narkotikëve ishin në fokus të takimit.
Klan News