Në ditën e tretë të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me ministrin e Drejtësisë. Pjesë e diskutimit mësohet se ishin çështjet e depërtimit apo ekstradimit të shqiptarëve.
Çështja e ekstradimeve është në fokusin kryesor të autoriteteve shqiptare, të cilat prej muajsh po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të lidhur një marrëveshje ekstradimi me Dubain, vend ku falë Interpol Tirana janë lokalizuar disa të shumë kërkuar nga drejtësia. Ministri Balla gjithashtu u takua edhe me presidentin e Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.
Edhe në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë. Mundësitë për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e EBA në këto fusha u diskutuan në kuadër të Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe EBA, si dhe të Task-Forcës së Bashkëpunimit të dakordësuar mes dy ministrave të Brendshëm.
Klan News