Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Abu Dabi një marrëveshje për zhvillimin e projektit Smart City në disa qytete të Shqipërisë. Qëllimi është rritja e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.
“Memorandumi i Mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që sapo kemi firmosur ka të bëjë pikërisht me një projekt të madh, i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet kryesore të vendit si hap i parë, pastaj për t’u shtrirë në të gjithë vendin në një fazë të dytë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike përmes një sistemi monitorimi me kamera e radarë.
Ministri sqaroi se ky rrjet radarësh do të përdoren kryesisht për garantimin e sigurisë rrugore.
“Pjesa tjetër me kamera do të rritë sigurinë publike, por dhe do të na mundësojë një rialokim të forcave policore nga rrugët për shërbime të tjera, sepse do të jetë një monitorim 24 orë duke përdorur fjalën më të fundit të teknologjisë, përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale si një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të ri monitorimi dhe garantimi të sigurisë publike”.
Më herët Balla firmosi edhe një Drejtorin e Përgjithshëm të Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në mënyrë që studentët e Akademisë së Sigurisë do të kenë mundësi studimi në Akademinë e Policisë në Abu Dabi. Sipas ministrit ky bashkëpunim mes dy policive do u shërbejë studentëve shqiptarë të marrin më tepër eksperiencë në luftën kundër krimit kibernetik, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Tv Klan